Rritjet e çmimeve të ushqimeve tradicionale – Amerikanët shohin me “dylbi” cheeseburger
Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet e ushqimeve më popullore shënojnë rekorde të reja. Si për shembull në Denver, Kolorado, një cheeseburger me proshutë kushton gati 16 dollarë, nga pak më shumë se 10 dollarë në 2018-ën.
Restorantet amerikane pas pandemisë së koronavirusit po zbulojnë se financat e tyre tradicionale nuk po shkojnë aspak mirë. Pasi u përpoqën të mbijetonin gjatë karantinës, pronarët e restoranteve u përballën me kostot në rritje të ushqimit dhe mungesat e zinxhirit të furnizimit.
Në janar 2024, çmimet për ushqimet e konsumuara jashtë shtëpisë u rritën me 30% krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-ës, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Punës.
Restorantet e vegjël po marrin gjithashtu një goditje financiare, shprehen pronarët, nën presion midis kostove të përshkallëzuara të listës së pagave dhe durimit të pakësuar të klientëve me breshërinë e rritjes së çmimeve.
Pagat për kamarierët, stafin plotësues dhe kuzhinierët do të rriten në shumë restorante këtë vit, me 22 shtete që kanë rritur pagën minimale për punëtorët me orë që në janar. Për këtë arsye atyre iu desh të rrisnin çmimet.
Kostot e punës në përgjithësi janë rritur rreth 25% që nga viti 2019, por punëtorët ende po luftojnë për të përballuar jetesën. “Punonjësit tanë janë në prag të varfërisë”, shprehen menaxherët. Taksat e pronës së restorantit janë rritur me 60% që nga viti 2019 dhe kostot e energjisë me 30%. Restorantet e vegjël nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot dhe të bëjnë ulje cmimesh.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.