Sa më pak kushton një apartament i vjetër? – Beti: Ky ligj po ndikon pozitivisht, po jep efektet në interesin për pallatet e vjetër
Në kuadër të moshës së objektit, për ndërtesat e vjetra do të njihet dhe amortizimi 1% i cili do të ndikoj edhe në taksa si dhe në çmime. Në emisionin Ekonomia 3D u analizua se sa më pak do të kushtojë një apartament të cilit do t’i njihet amortizimi 1% në bazë të vjetërsisë së ndërtimit.
Armand Hasko Kontabilist: “Ky ligj është një vlerë e shtuar sepse nuk mund të barazohej një ndërtim i vjetër me një ndërtim të viteve 2020 e më pas. Udhëzimi i ligjit ka dalë në këtë formë, nëse do kemi një banesë të vitit 2004 do shihet në bazë të kontratës së shitjes. Me formulë ne paguajmë 3249 euro më pak”.
Sipas Orgest Betit i cili është agjent imobiliar theksoi se shembja e pallateve të vjetër do të jetë një veprim i duhur.
“Përsa i përket atyre që shesin e kanë më kollaj, edhe ata të cilët e blejnë sepse në rastet për çdo vit të amortizimit do t’i zbritet një përqindje nga çmimi i referencës dhe sigurisht që do ndikojë te ekonomia e gjithsecilit. Në rast se kemi zonat elitare në Tiranë të cilat kanë pallatet e tyre, janë prej vitesh në ato banesa, edhe në se kemi një rikonceptim, një shëmbje të tyre dhe të kemi një ndërtim të ri, duhet të kemi që këta banorë të marrin të njëjtën sipërfaqe, të njëjtën planimetri dhe organizim siç e kanë patur. Por duhet një marrëveshje e cila duhet të jetë mes qeverisë shqiptare dhe donatorëve. Nuk e shikoj si gjë të gabuar personalisht”.
Ndërsa qytetarët ishin skeptik për investimet në apartamente në vjetër.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.