Shërbimet online, Shalsi vijon kritikat: ‘Shumë institucione të papërgatitura, ka dhe nga ata që mbështesin biznesemenë’
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduart Shalsi ka vijuar të martën kritikat e forta ndaj institucioneve që nuk janë përgatitur endet për ofrimin e shërbimeve online.
Ai tha se shumë institucione nuk kanë dixhitalizuar ende as protokollet, ndërkohë që akuzoi disa prej tyre që nuk mungojnë as ato që mbështesin biznese të caktuara e i bëjnë ende aplikimet me letra.
Problemet më të shumta me kalimin e shërbimeve të administratës online vërehen në institucionet e pronës.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.