Shpopullimi, Shqipëria ndër 10 vendet e para në botë – Deri në vitin 2050 popullsia do të tkurret në 2.5 milionë banorë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet, që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë deri në vitin 2050, sipas të dhënat të Kombeve të Bashkuara të përpunuara në një raport të Visual Capitalist.
Me 15.8% pritet të tkurret popullsia e vendit tonë deri në vitin 2050 sipas raportit duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë hercegovinës, kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri për një periudhë rreth 30-vjeçare popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë. Ndër shkaqet kryesore renditet ulja e lindjeve dhe emigracioni.
Parashikimet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara, tregonin për Shqipërinë se prisnin një rënie të popullsisë deri në 860 mijë banorë në vitin 2100. Sipas INSTAT më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë rezulton 2.79 milionë banorë dhe krahasuar me vitin 2011 është ulur me 3,9 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.