Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket numrit të automjeteve për 1,000 banorë, referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Sipas shifrave të “Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, të përpunuara nga “Scan Intel”, gjatë vitit 2020, Shqipëria kishte rreth 678 mijë automjete. Nga një përllogaritje e thjeshtë kjo shifër përkthehet në 237 mjete për 1,000 banorë. Kështu, në Shqipëri regjistrohet 1 automjet për çdo 4 persona, ndërkohë që të dhënat e Eurostat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020 është 1 automjet për çdo 2 persona. Ky tregues e pozicionon vendin tonë të parafundit në listën e vendeve europiane si vendi me më pak automjete duke lënë pas vetëm Turqinë, e cila regjistron 157 mjete për 1,000 banorë gjatë vitit 2020….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.