Shqipëria, 4 skenarë për krizën! Paralajmërohen ‘Green Bonds’ e “Social Bonds’
Qeveria shqiptare po përgatitet për rritjen e normave të interesit në tregjet e huaja dhe në tregun e brendshëm, çka ndikon direkt në nivelin e borxhit publik.
Në këto kushte, kur e ardhmja paraqitet plot me të panjohura të diktuara nga kriza e çmimeve e konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë, ministria e Financave ka hedhur për diskutim strategjinë e re afatmesme të menaxhimit të borxhit.
Në strategjinë e re, qeveria shqiptare paralajmëron se vec tregut vendas dhe atij ndërkombëtar, një opsion për të siguruar financimet e kërkuara në vijim, mbetet edhe përdorimi i disa instrumenteve jo tradicionale si ‘Green Bonds’ apo ‘Social Bonds’, raporton SCANTV.
‘Green Bonds” janë instrumenta ku të ardhurat përdoren ekskluzivisht për të financuar projekte të reja ose ekzistuese me përfitime mjedisore ndërsa ‘Social bonds’ janë instrumenta ku të ardhurat përdoren për të financuar projekte të reja ose ekzistuese me përfitime sociale.
Por cilat janë skenarët që qeveria ka planifikuar, në varësi të zhvillimeve ekonomike?
Skenari i parë parashikon një strategji huamarrje si aktualisht! Nevojat totale për financim plotësohen kryesisht duke përdorur burimet e brendshme të financimit në masën 85 % dhe 15 % burimet e huaja.
Financimi në tregun e brendshëm bëhet përmes emetimit të bonove të thesarit, obligacioneve afatmesme 2, 3 dhe 5 vjeçare si dhe atyre afatgjata ndërsa financimi i huaj përmes emetimit të vazhdueshëm të Eurobondit
Skenari i dytë paarashikon më shumë borxh brenda dhe 1 emetim Eurobondi. Sipas këtij skenari, nevoja për financim përqendrohet më shumë në tregun e brendshëm, nëse në tregjet e jashtme shfaqen kufizime për të dhënë borxh.
Në këtë skenar, qeveria shqiptare llogarit që 90 % e nevojës për borxh të plotësohet nga burimet e brendshme dhe 10 % nga tregjet e jashtme. Sipas këtij skenari, në 5 vite, eurobondi emetohet vetëm 1 herë, në vitin e maturimit të eurobondit ekzistues.
Skenari i tretë parashikon plotësimin e nevojës së huamarrjes së brendshme në pjesën më të madhe në tregun vendas (58 %), por jo me bono e obligacine afatshkurtëra, por afatgjata. Po ashtu, për huamarrjen e jashtme parashikohen 2-3 emetime Eurobondi si dhe opsioni i huasë në Institucionet Financiare Ndërkombëtare
Skenari 4 dhe i fundit, projekton opsioinin që qeveria shqiptare të rrisë më shumë huamarrjen në tregjet e jashtme sesa në ato të brendshme, nëse këto të fundit kanë vështirësi. Ky skenar, parashikon emetim të përvitshëm të Eurobondit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.