Shtatori “rikthen” 3 mijë lekshin për pensionistët – Paketa antikrizë, e njëjtë me atë të Prillit. “Harrohen” dy muajt e verës

Duke filluar nga muaji Shtator dhe deri në fund të vitit, pensionistët dhe shtresat në nevojë do të marrin një mbështetje prej 3 mijë lekësh nw muaj nga qeveria, si kompensim ndaj rritjes së çmimeve në vend.
Në një dalje për mediat, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi se masat do të jenë të njëjta si në paketën e parë antikrizë, ndërsa muaji korrik-gusht do të tejkalohet pa mbështetje për këto shtresa.
Numëri i përfituesve në paketën e parë ka qenë 434 mijë qytetarë, ku përfshihen pensionistë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Nga bonusi u përjashtuan mbi 231 mijë pensionistë që marrin pension më të lartë se gjysma e pagës minimale. Akti normativ për paketën e re është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi e më pas të nisë nga zbatimi.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.