Shtetet anëtare të NATO-s testojnë aftësitë nënujore në brigjet siciliane!
Shtatë shtete anëtare po marrin pjesë në një stërvitje vjetore të krijuar për të forcuar aftësitë e kërcënimit nënujor të NATO-s.
Shtatë nëndetëse nga Greqia, Franca, Italia, Spanja, Turqia dhe SHBA po marrin pjesë në stërvitjen vjetore të NATO-s në Detin Mesdhe të quajtur “Dynamic Manta 24”.
Stërvitja vjetore synon të nxisë luftën nëndetëse dhe luftën kundër nëndetëseve (ASW) dhe të përmirësojë përgjigjen ndaj kërcënimeve nënujore të nëndetëseve të NATO-s.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.