Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.
Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje të vlerës teksa është blerë sot me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë krahasuar me një ditë më parë duke e mbyllur këtë javë në zbritje.
Paundi britanik sakaq ka regjistruar rritje mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.