Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane duket e qëndrueshme këtë mëngjes pasi është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 102.6 lekë dhe shitet me 103.6 lekë krahasuar me javë e kaluar duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës.
Paundi britanik është blerë këtë të hënë me 117.3 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë duke fituar ikë nga java e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.