Si performuan ministritë dhe bashkitë pas pandemisë? – Renditja për secilin institucion, pushteti vendor pëson rënie
Viti që lamë pas ka qenë sfidues për pushtetin qendror dhe vendor në drejtim të rimëkëmbjes nga pasojat që la pandemia COVID19 në ekonomi. Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik ka bërë një rankim perfomance për ministritë dhe bashkitë gjatë vitit 2021 që është një tregues se cilat nga këto institucione e ka përballuar më së miri situatën post pandemike.
Sipas rankimit të bërë në raport rezulton se nga pushteti qendror, Ministria e Financave dhe Ekonomisë listohet në vendin e parë duke marrë 64 pikë nga 72 në total. E ndjekur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Infrastruktrës dhe Energjisë. Të treja këto minisitre kanë pasur rritje të perfomancës krahasimisht me një vit më parë. Ministria e Brendshme; e Arsimit, e Mbrojtjes dhe e Bujqësisë rezultojnë me rënie performance.
Ndërsa në tre vendet e fundit listohet Ministria e Drejtësisë, Kulturës dhe ajo e Punëve të Jashtme që mbyll listën e perfomancës me 45 pikë. Sa i takon pushtetit vendor, bashkitë kanë një nivel pikësh të arritura më të ulët, ku në vendin e parë është Bashkia Korçë me 48 pikë, e ndjekur nga Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Listën rankuese të pushtetit vendor e mbyllin bashkitë Pustec, Konispol dhe Belsh. Ajo qw vihet re wshtw se shumica e bashkive kanë pasur rënie performance gjatë 2021-shit.
Sa i takon analizës së bërë në 13 njësi shpenzuese me buxhet të madh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Garda e Republikës, Doganat dhe AKU, ndërsa me perfomancën më të dobët Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.