Sllovakia aktivizon centralin bërthamor – Vendi merr masa për prodhimin e energjisë elektrike në dimër!
Ndërmarrja sllovake “Slovenske Elektrarne” ka kompletuar furnizimin me karburant të centralit bërthamor ‘Mochovce 3”, sipas të dhënave zyrtare. Kjo e bën një nga të paktat njësi të reja bërthamore që aktivizohet sërish në një kohë që Europa përballet me reduktim të furnizimit me energji.
Njësia prej 471 megavat pritet të prodhojë energji elektrike për herë të parë në fund të muajit tetor, ose në fillim të nëntorit. Ndërsa do të prodhojë me kapacitet të plotë në fillim të vitit 2023.
Njësia e re do të prodhojë rreth 3.7 teravat orë në vit, duke mbuluar 13% të konsumit të energjisë elektrike në Sllovali, mjaftueshëm për ta bërë vendin të pavarur sipas autoriteteve.
Reduktimet në furnizimin me gaz rus në Europë, si reagim ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, nxitën një kërkim të menjëhershëm për alternativa në mënyrë që të shmanget një krizë energjie në pritje të sezonit të dimrit.
Vendi anëtar i bashkimit europian do të bëhet një eksportues i energjisë elektrike pasi të aktivizohet dhe ‘Mochovce 4” në 2025-ën. Mochovce bazohet në modelin VVER, fillimisht sovjetik, me sisteme kontrolli nga Siemens dhe Areva.
Ndërtimi u ndal në vitet 1990 dhe rifilloi më shumë se një dekadë më parë, por ka pësuar vonesa të përsëritura dhe tejkalime të kostove, me koston totale të dy njësive të para rreth 6 miliardë euro.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.