Spanja ul TVSH në faturat e energjisë – Qeveria do të miratojë vendimin brenda kësaj jave
Qeveria spanjolle synon të përgjysmojë tatimin mbi vlerën e shtuar në faturat e energjisë elektrike duke e cuar në 5% në një përpjekje për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimeve të energjisë. Lajmi u konfirmua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Ai theksoi se në mbledhjen e qeverisë të shtunën e ardhshme, do të miratohet ulja e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike në 5% nga 10%.
Qeveria vitin e kaluar uli normën e taksës së vlerës së shtuar për energjinë elektrike në 10% nga norma fillestare prej 21% për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
Qeveria ka pezulluar gjithashtu një taksë 7% mbi vlerën e prodhimit të energjisë elektrike.
Rritja e çmimeve të energjisë si rezultat i kërkesës më të lartë nxitur nga rimëkëmbja pas pandemisë së kovid 19 dhe pasojës së luftës në Ukrainë mbi çmimet e gazit kanë bërë që inflacioni në Spanjë të shënojë nivelin më të lartë prej tre dekadash.
Vendimi për uljen e taksave për energjinë elektrike vjen një ditë pasi ministrja për buxhetin, tha se qeveria po planifikonte të rriste taksat për shërbimet elektrike, megjithëse nuk saktësoi se sa.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.