Stop evazionit, në verë ndryshon ligji i tatimeve – Paralajmëron Ibrahimaj: Në shënjestër sigurimet e profesionet e lira, dyfishohen gjobat
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit mbi tatim-fitimit jo më larg se kjo verë. Ajo tha se janë vënë re shkelje të përsëritura sa i përket deklarimit të të ardhurave veçanërisht në industrinë e sigurimeve, të pasurive të paluajtshme, apo te profesionet e lira, në një kohë që shpesh përdoren hapësirat që lejon ligjet për të manipuluar vetë deklarimet.
Ajo solli si shembull profesionet e lira, të cilat shesin biznesin, duke shmangur kështu deklarimin e taksave. Ajo foli për dyfishim të gjobave për fshehjen e të ardhurave dhe mos deklarimin e saktë të pagave të punonjësve.
Deklaratat e Ministres së Financave u bënë gjatë publikimit të rezultateve të punës së njësisë kundër informalitetit. Ato u bënë publike nga Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero, dhe zbardhën rrugët kryesore përmes të cilave kompanitë bëjnë evazion me pagat.
Aksioni anti informalitet ka nisur prej 5 muajsh dhe u nxit nga publikimi i listë pagesave të rreth 600 mijë qytetarëve gjatë vitit të shkuar.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.