“Sulmi kibernetik shumë i rëndë. Askush nuk di ende pasojat” – Progni: Enigmë qëllimi i sulmit. Në rastin më të keq AKSHI mund të detyrohet të ribëjë investimet

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni thotë se askush nuk di të thotë aktualisht qëllimin e sulmit, origjinën e tij, dhe veçanërisht nëse kush e ka kryer e ka arritur synimin apo jo.
Në një intervistë ekskluzive për Televizionin SCAN, Progni e cilëson sulmin masiv, të mirëkoordinuar, ndërkohë që do të jetë koa ajo që do tregojë nëse sulmuesit kanë arritur qëllimet dhe cilat kanë qenë ato.
Progni thotë se pasojat e sulmit mund të jenë aq të rënda, sa të shumëzojnë me zero invetimet e bëra deri tani në sisteme dixhitale nga AKSHI, dhe se në rastin më të keq, ato duhen kryer nga fillimi.
Vendi ynë para para pak ditësh u bë pre e një sulmi masiv kibernetik, ndaj të cilit shteti shqiptar reagoi duke “hequr prizën” e të gjitha shërbimeve dixhitale.
Pak nga pak disa prej instutucioneve kanë kthyer në përdorim disa prej faqeve, ndërkohë që problem mbetet ealbania, i cili ka bllokuar një numër shumë të madh shërbimesh për qytetarët e bizneset.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.