Super leku “than” bimët mjekësore – Hysenaj: Eksportet u ulën me 40 %. Të rimbursohen fermerët
Përfaqësuesit e bimëve aromatiko-mjekësore kërkojnë nga qeveria që të mbështesë këtë industri e cila ndodhet në vështirësi duke rimbursuar fermerët në masën 20 për qind në bazë të faturave të dorëzimit të prodhimit.
Kryetari i Shoqatës së Bimëve, Esencave dhe Kultivuesve Shqiptarë të Agrobiznesit (EPCA), Xhevit Hysenaj ka theksuar se fermerët e kanë mbështetjen zero dhe kjo po sjell mungesë vullneti për të kultivuar këto bimë të cilat eksportohen jashtë. Aktualisht 90 % e bimëve mjekësore që tregtohen jashtë janë të kultivuara.
Sipas Hysenaj, kursi i këmbimit ka sjellë humbje deri 25 % për industrinë dhe eksportet kanë rënë në 40 %.
Shoqata bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt, pasi në të kundërt, viti i ardhshëm pritet të sjellë shkurtime të fuqisë punëtore. Nga kjo industri përfitojnë të ardhura mbi 4 mijë familje.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.