Temperatura në detin Mesdhe shënon 30 gradë – Janë të paktën 50 specie që rrezikojnë të zhduken nga vala e të nxehtit

Ditët e fundit në Mesdhe është regjistruar temperatura 30 gradë, dhe ky det është ai që ngrohet më shpejt nga të gjithë. Temperaturat shumë të larta përbëjnë një anomali të ngarkuar me pasoja të rënda për ekosistemin detar. Oqeanografët shpjegojnë se në brigjet franceze në mesdhe temperaturat janë 5.6 gradë më të larta se mesatarja e sezonit. Por pjesa e pazakontë e fenomenit është kohëzgjatja dhe përsëritja. Në 3 muajt e fundit, ¾ e kohës u karakterizuan nga kjo anomali.
Tëmperaturat shumë të larta po shkatërrojnë ‘mushkëritë; e vërteta të deteve, një habitat jetësor për shumë specie. Sipas ekspertëve vlerësohet se janë të paktën 50 speciet që rrezikojnë të zhduken nga këto valë nxehtësie.
Algat pushtuese po pushtojnë shumë nga hapësira e deteve sidomos në zonat ku zakonisht jetojnë specie ekzotike. Rreth 1 mijë prej tyre kanë emigruar në mesdhe.
Oqeanografët konfirmojnë se 30 gradët e regjistruar në mesdhe janë të barabarta me temperaturat e regjistruar në kulm të verës në Karaibe.
Ata shpjegojnë se bëhet fjalë për një anomali termike të Mesdheut perëndimor, temperaturat mesatare të periudhës janë dy gradë më të ulëta dhe kjo do të thotë shumë dhe për sa i përkët ekuilibrit të ekosistemit. Temperaturat më të ulëta të detit mesdhe regjistrohen në Adriatik dhe në Egje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.