Transporti në krizë, kërkohen 500 shoferë – Mema: Paga 90 mijë lekë, drejtuesit e autobusëve punojnë jashtë orarit
Shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin kërkon 500 drejtues autobusësh.
Largimi i fuqisë punëtore ka bërë që të rritet nevoja për shoferë, ku në total sipas kodit të punës me orare dhe pushime, duhen mbi 1000 drejtues të kategorive të ndryshme për 250 kompani trnasporti qytetase e ndërqytetase.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema ka thënë për SCAN TV se është zgjatur orari i punës së drejtuesve aktualë si zgjidhje provizore, por ndërkohë është rritur dhe mosha mesatare e pranimit të shoferëve në 50 vjeç.
Sfidë për 2024 sipas kreut të Shërbimit të Transportit Publik Mema, është infrastruktura.
Aktualisht po shtohet flota e mjeteve hibridë, ndërkohë sipas tij pritet shumë shpejt të aplikohet edhe bileta elektronike.
Alida Lula/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.