Tregu monetar, me luhatje të vogla – Investitorët presin takimin e BQE, parashikohet rritje e interesave
Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha trazirash, ka fituar pikë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të shenjave se Rezerva Federale po i vendos frenat ekonomisë më të madhe në botë, nëpërmjet rritjes së interesave.
Ndërkohë, oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar pasi Rishi Sunak u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe. Për rrjedhojë, paundi britanik po qëndron pranë nivelit më të lartë dpër këtë muaj, ndërsa euro ka tentuar nivelin e 0.99 dollarë, për herë të parë që nga 6 tetori.
Investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane që zhvillohet të enjten dhe analistët parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 75 pikë bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 111.7, niveli më i ulët që nga 6 tetori.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth 19,300 dollarë, ndërsa ethereum po qëndron në rreth 1350 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.