Turizimi, dega me potenciale të mëdha – Licaj: Ka kërkesë për studentë, pagat janë rritur

Industria e turizmit ka nevojë për forcë të kualifikuar punëtore me qëllim rritjen e shërbimeve për pushuesit vendas dhe turistët e huaj.
Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e turizmit Brunilda Licaj u bën apel të rinjve që janë në fazën e zgjedhjes së universiteteve, që të orinetohen drejt degës së turizmit për të gjitha mundësitë që ofron ajo. Sipas saj studentët me mesatare të lartë që zgjedhin këtë degë mbështeten nga qeveria me bursë studimi.
Nga ana tjetër, Licaj thekson se bie poshtë paragjykimi për pagat në këtë sektor, pasi njësitë e shërbimit aktualisht po investojnë në staf.
Ndërkohë, diploma e marrë për degët e tuzimit, si në universitete edhe në shkolla profesionale, njihet edhe në vendet e Bashkimit Europian, dhe krijon mundësi punësimi edhe përtej kufijve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.