Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës – Gazi nuk ndryshon

Ulet sërish me 6 lekë çmimi i naftës pas vendimit të një dite më parë. Bordi i Transparencës njoftoi se vendosi të tregtojë këtë produkt me çmimin 226 lekë/litër.
Ndryshime ka pasur edhe çmimi i benzinës i cili nga 216 lekë që shitej më parë, qytetarët do ta blejnë atë me vlerën 211 lekë/litër.
Ndërkohë prej javësh çmimi i gazit nuk ndryshon duke u tregtuar në vlerën 81 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi që prej kësaj të premte në orën 18.00.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.