Vlora, qyteti më i prekur nga kriza e çmimeve/ Regjistron rënien më të madhe të kursimeve, me 3 mln euro. Kryeqytetasit janë pasuruar me 105 milionë euro

Një ndër indikatorët që sinjalizon më së shumti ndikimin e krizës së çmimeve në ekonominë e familjeve shqiptare është ai depozitave. “Scan intel” i ka analizuar dhe përpunuar shifrat zyrtare për të kuptuar se në cilat qytete të vendit ka pasur më shumë ndikim kriza e çmimeve. Shifra zyrtare i referohet tremujorit të dytë të vitit, vetëm për individët, periudhë që përkon edhe me nisjen e krizës. Shifrat e analizuara dhe përpunuara tregojnë se në 3 ndër 8 qytete që Banka e Shqipërisë raporton, dhe që përkojnë edhe me 8 prej qarqeve më të mëdha në vend, depozitat bankare të individëve janë tkurrur gjatë tremujorit të dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë, kur edhe kriza nuk kishte kulmuar ende…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.