Zvicër, inflacioni më i lartë në 14 vite – Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 2.9% në maj
Çmimet në Zvicër janë rritur në muajin maj në nivelet më të larta të 14 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë Zvicrën vendin e fundit që vuan pasojat e rritjes së cmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore si në pjesën tjetër të botës.
Treguesi i cmimeve për konsumin në muajin maj është rritur me 2.9% në bazë vjetore pasi transportet, produktet ushqimore dhe pijet janë bërë shumë më të kushtueshme në një vend që njihet për një inflacion historikisht të ulët.
Bëhet fjalë për rritjen më të lartë të cmimeve zvicerane që nga shtatori 2008, dhe për rritjen e katërt mujore radhazi përtej objektivit të qëndrueshmërisë së cmimeve të vendosur nga banka qendrore.
Banka kombëtare zvicerane ka si objektiv një normë vjetore inflacioni nga 0 deri në 2%, por që nga muaji shkurt cmimet kanë qenë jashtë kësaj norme duke vënë nën presion institutin qendror, i cili nisi të rrisë taksat e interesit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.