1 mln turistë të huaj në dy muajt e parë të vitit – Ministrja Kumbaro publikon shifrat. Në shkurt, 55% më shumë vizitorë
Shqipëria po tërheq turistë nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë rreth 1 milionë turistë të huaj.
Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.
“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e vizituan 10,1 milionë turistë të huaj. Ndërsa, për vitin 2024 pritshmëritë janë edhe më të mëdha.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.