2.5 milionë lekë grante për dixhitalimin e bizneseve – AIDA hap thirrjen, apikimet deri më datën 21 tetor
Bizneset që kanë ide inovative dhe duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre mund të bëhen përfitues të granteve deri në 2.5 milionë lekë. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për aplikime për sipërmarrjet që kanë interes të digjitalizojnë biznesin tërësisht apo pjesërisht, të integrojnë teknologji të reja apo të krijonë platforma të reja, si aplikacione për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash.
Po ashtu mbështeten bizneset qw kanë nevojë të ndërtojnë një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, që duan të përmirësojnë ndërlidhjen me klientët, apo qw duan tw blejnw aplikacione dhe paketa të ndryshme të programeve kompjuterike në mënyrë që të jenë konkurruese edhe me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Ky grant do të mbështesë aplikuesit ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, nëpërmjet thirrjes për propozime për bashkëfinancimin e kostove të pranueshme (subvencionimi) me fokus transformimin dixhital të proceseve kryesore të biznesit.
Granti në fjalë mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000. Aplikantët do të kenë afat deri më datën 21 tetor 2022 për të dorëzuar dokumentet dhe projektet e tyre dhe shpallja e fituesve do të bëhet brenda datës 30 Nëntor të këtij viti. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve kryhet online nëpërmjet adresës së email-it: [email protected].
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.