2.8 milionë dollarë për një xhaketë! – Shitet në ankand veshja e astronautit amerikan Buzz Aldrins

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur xhaketën e astronautit amerikan Buzz Aldrins, të cilën ai e kishte të veshur në misionin e Apollo 11 në vitin 1969, për një shifër rekord prej 2.8 milion dollarësh në New York.
Ankandi zgjati rreth 10 minuta para se një telefonues të ofronte shumën duke e blerë xhaketën.
Shtëpia e ankandeve e konsideroi si një gjë shumë të rrallë, duke theksuar se kjo ishte e vetmja veshje e përdorur në atë mision që ishte ende në gjendje për t’u shitur. Koleksioni i këtij misioni që është nxjerrë në ankand përfshin dhe çmime, metale dhe letra nga jeta e astronautit.
Por në krahasim me çdo ankand hapësinor, në Sotheby’s apo kudo tjetër, kjo është periudha më e mirë e grumbullimit të koleksioneve sipas drejtuesve të ankandit. Madje ata theksojnë se është shitja më e mirë e një artikulli që është përdorur për eksplorimin e hapësirës, dhe nuk do të ketë asnjë tjetër që do të jetë më mirë se kjo.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.