2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri – Policia e shteti finalizon operacionin, në pranga 4 shtetas
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dijë se ka finalizuar operacionin e koduar “Ring” pas një hetimi disamujor ku janë vënë në pranga 4 shtetas të huaj dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre pasi kanë transportuar me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A.B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.