“Lufta e monedhave”/ Prilli, muaji i forcimit të dollarit amerikan por i dobësimit të euros. Analiza e shifrave
Monedha amerikane, dollari ka njohur rritje të fortë gjatë muajit prill. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan e nisi muajin prill duke u këmbyer me 109 lekë dhe e mbylli muajit duke u forcuar gradualisht, e duke u këmbyer në fund me 115 lekë.
Forcimi i dollarit lidhet me rritjen e tensioneve mes Europës dhe Moskës me kërcënimin për të ndaluar furnizimin me gaz. Po ashtu, një faktor ndikues është frika e ngadalësimit të Kinës dhe të ekonomisë botërore, çka sjell orientimin drejt të mirave që shërbejnë si rezerva, siç është edhe dollari amerikan.
Ndërkohë, Euro ka njohur rënie kundrejt dollarit amerikan, në një raport që kishte 5 vite që nuk ishte parë. Rënia u reflektua edhe në tregun shqiptar.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.