Dëshira për përfitim nxit formalizimin e fermerëve: 28.3% më shumë se në vitin 2020, Dibra shënon rritjen më të lartë!
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 rezulton të jetë rritur me 28.3%, krahasuar me fundin e vitit 2020. Të dhënat e regjistrit të ndërmarrjeve për vitin që lamë pas tregojnë se numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 62,922 nga 49,053 fermerë të regjistruar gjatë vitit 2020. Pra nga një përllogaritje e thjeshtë, në vlerë absolute, numri i fermerëve të rinj të pajisur me NIPT gjatë vitit 2021 është 13,869. Kjo rritje e numrit të fermerëve të rinj vjen kryesisht si pasojë e nxitjes nga skemat financuese të aplikuara nga qeveria. Skema e subvencioneve dhe ajo e naftës falas për bujqësinë kanë ndikuar në rritjen e formalizimit të sektorit dhe pajisjen e fermerëve me NIPT. Ky fluks i lartë i fermerëve të rinj mund të quhet ndryshe dhe formalizim për përfitim…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.