Kryeministria e Ministritë nuk publikojnë prokurimet e buxhetet – Raporti: Ministria e Bujqësisë më korrektja, e Turizmit më pak transparentja
Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë prokurimet apo buxhetet.
Lëvizja ‘Mjaft’ ka analizuar përmbushjen e detyrimit ligjir që kanë institucionet e administratës publike për transparencën e të dhënave, duke evidentuar një seri problematikash.
Sipas Kreut të Lëvizjes Mjaft, Aldo Merkoçi, parregullsitë nisin që nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Bujqësisë shfaqet më mirë nga dikasteret e tjerë sa i përket transparencës së të dhënave, ndërkohë që institucioni më pak transparent rezulton Ministria e Turizmit.
Një prej problemeve kryesore të evidentuara nga Lëvizja Mjaft është se një pjesë e mirë e ligjeve nuk kalojnë nëpër sitën e konsultimit publik, duke u mjaftuar thjesht me disa komente nga vetë institucionet shtetërorë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.