Shteti amerikano-jugor dhe Kina zyrtarizojnë marrëveshjen e shkëmbimit të monedhës!
Argjentina dhe Kina kanë zyrtarizuar zgjerimin e një marrëveshjeje të shkëmbimit të monedhës, duke i lejuar vendit të Amerikës së Jugut të rrisë rezervat e tij të varfëruara në valutë të huaj, tha të dielën banka qendrore argjentinase.
Qeveria e Argjentinës duhet të rindërtojë rezervat për të mbuluar kostot tregtare dhe shlyerjet e ardhshme të borxhit, dhe më shumë rezerva janë një objektiv kyç i një marrëveshjeje të madhe borxhi me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Presidenti Alberto Fernandez njoftoi marrëveshjen në nëntor të vitit të kaluar dhe tha në atë kohë se ajo kishte vlerën e 5 miliardë dollarëve.
Krerët e bankave qendrore argjentinase dhe kineze “konfirmuan se marrëveshja për shkëmbimin e valutave midis të dy institucioneve është aktivizuar dhe është angazhuar për thellimin e përdorimit të (juanit kinez) në tregun argjentinas,” tha banka qendrore në një deklaratë.
Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Argjentinës, pas Brazilit, dhe destinacioni i dytë më i rëndësishëm për eksportet argjentinase.
“Swap-i përfshin shkëmbimin e valutës për përforcimin e rezervave ndërkombëtare prej 130 miliardë juanë dhe një aktivizim special prej 35 miliardë juanësh për të kompensuar operacionet në tregun valutor”, thuhet në deklaratë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.