Tregjet europiane, të qëndrueshme – Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe PBB në Itali
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion të qetë në pritje të të dhënave të tjera ekonomike. Indeksi Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i minierave kryeson fitimet, në rritje me rreth 2%. Të dhënat e publikuara të martën, treguan se inflacioni në Francë dhe në Spanjë regjistroi një rritje surprizë, gjatë shkurtit.
Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat mbi manifakturën dhe shërbimet në Eurozonë, Prodhimin e Brendshëm Bruto në Itali dhe inflacionin në Gjermani. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit, patën një tendencë në rritje për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë kineze. Byroja Kombëtare e Statistikave në Kinë raportoi se indeksi PMI për manifakturën u rrit në 52.6 pikë, gjatë shkurtit, rritja më e madhe që nga prilli i vitit 2012.
Megjithatë, të dhënat pozitive mbi ekonomitë më të mëdha në botë kanë shtuar mundësitë që bankat qendrore të vijojnë me politikën monetare shtrënguese, për ta ulur inflacionin brenda objektivit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.