Biden, në mbrojtje të sistemit bankar në SHBA – Vendimi, pas kolapsit të Silicon Valley dhe Signature Bank
Presidenti amerikan Joe Biden do të përballet me krizën aktuale bankare e cila bëri që rregullatorët amerikanë të ndërhyjnë me një sërë masash emergjente pasi kolapset e Silicon Valley Bank dhe Signature Bank kërcënuan të shkaktonin një krizë më të gjerë të sistemit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet se do të mbështeste një organizimi të ri të bankave të mëdha pas dështimit më të madh të bankave amerikane që nga kriza financiare e vitit 2008. Por Biden aktualisht po përballet me një Kongres të ndarë që nuk ka gjasa të miratojë rregulla të reja më të ashpra.
Ekipi i tij ekonomik punoi me rregullatorët gjatë fundjavës për masat, të cilat përfshinin garantimin e depozitave në të dyja bankat, krijimin e një lehtësie të re për t’u dhënë bankave akses në fondet e emergjencës dhe duke e bërë më të lehtë për bankat marrjen e huasë nga Rezerva Federale në raste urgjente.
Lëvizjet dërguan valë lehtësimi përmes Silicon Valley dhe bënë që aksionet të rriten, por kriza po teston besimin në sistemin financiar të SHBA dhe frika se pasojat do të trondisin tregjet globale në javët në vijim, mbetet ende.
Në një deklaratë për mediat Biden u shpreh se populli amerikan dhe bizneset amerikane mund të kenë besim se depozitat e tyre bankare do të jenë aty kur ata të kenë nevojë. Ai shtoi se ishte i vendosur që të zgjidhë situatën duke u përballur me ata që janë përgjegjës për këtë rrëmujë; si dhe të vazhdonte përpjekjet për të forcuar mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave më të mëdha, në mënyrë që të mos ndodhë më një situatë e tillë.
Rregullat e prezantuara pasi bankat amerikane shkaktuan një krizë financiare globale në 2008 – ën nga kreditimi agresiv hipotekor mund të vihen në qendër të vëmendjes në ditët në vijim. Ato u shfuqizuan pjesërisht në vitin 2018 gjatë presidencës së Donald Trump.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.