Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? – Në qytet i pleqërisë vetëm me 91 lekë, i invaliditetit 875 lekë më shumë
Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për kategori të ndryshme ky indeksim u përkthye në vlera të ndryshme. Nga të dhënat e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022 për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur vlerën 17 mijë e 350 lekë.
Kjo ëshët dhe kategoria e cila përfitoi më pak në qytet. Ndërkohë me 875 lekë më shumë u rrit pensioni i invaliditetit (15 mijë e 939 lekë) dhe 658 lekë më shumë për atë familjar I cili në 2022 arriti vlerën 8 mijë e 118 lekëve.
Nga ana tjetër në zonat rurale ky indeksim përfshiu një rritje të pensionit mesatar të pleqërisë me 693 lekë më shumë duke arritur vlerën e 10 mijë e 349 lekëve. Pensioni i Invaliditetit në fshat u rrit me 85 lekë (8 mijë e 280 lekëve) i cili krahasuar edhe me qytetin pësoi rritjen më të ulët.
Indeksimi i pensioneve u krye në dy faza në 2022 si një masë për përballimin e krizës, ku për herë të fundit indeksimi nga qeveria u rregjistrua në muajin shtator me 6%. Numri i pensionistëve në zonat urbane regjistroi një rritje në 2022 me 19 mijë e 386 persona më shumë ndërsa në zonat rurale një ulje me 6 mijë e 276 persona. Aktualisht 585 mijë e 809 pensionistë jetojnë në qytet dhe 101 mijë e 114 në fshat.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.