Monedhat presin takimet e bankave qendrore – FED parashikohet ta rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë
Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, që është i pari për këtë javë, sepse të hënën bursat ishin pushim me rastin e Ditës së Punëtorëve. Në anën tjetër, jeni japonez ka rënë në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit në raport me euron.
Ndërkohë, shitja e aseteve të First Republic Bank tek gjiganti JPMorgan ka rikthyer besimin e investitorëve në sistemin bankar. Monedha europiane vijon të tregtohet pranë 1.1 dollarëve, sepse investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, që fillon sot dhe përfundon të mërkurën. Analistët presin një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë përqindje. Investitorët janë më shumë të interesuar të mësojnë nëse Banka Qendrore Amerikane do të mbyllë ciklin e shtrëngimit të politikës monetare, apo do të sinjalizojë edhe një tjetër rritje në qershor.
Gjithashtu, më vonë gjatë javës do të zhvillojnë takimet e tyre Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, që pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1830 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.