Hapet aksi rrugor Orikum-Dukat – Balluku: Rruga përfundon te tuneli i Llogarasë që hapet në qershorin e ardhshëm
Aksi Orikum – Dukat tashmë është është i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kjo rrugë mundëson një shkurtim të ndjeshëm të trajektores nga Vlora për në jugun e Shqipërisë.
Gjatë inspektimit, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku konfirmoi se përmes kjësaj rruge, ne qershorin e vitit të ardhshëm do të aksesohet tuneli i Llogarasë.
Gjatë inspektimit, zëvëndëskryeministrja apeloi për drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke qenë se vija e verdhë që do të përshkojë gjithë këtë aks tregon se ka akoma punime, të cilat do të vazhdojnë pa penguar trafikun.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.