Pekini zëvendëson shpërndarësit me motorrë – Dorëzohen 15 milionë pako në ditë me metro’. Reduktohen emetimet e gazrave
Një projekt pilot për transportin e shpejtë të pakove me metro’ gjatë orëve kur nuk ka shumë lëvizjeve ka nisur ditët e fundit në Pekin. Projekti synon të reduktojë bllokimin e rrugëve dhe të ulë emetimet e karbonit në kryeqytetin kinez.
Rrjeti i tranzitit hekurudhor urban të Pekinit është zgjeruar vitet e fundit, me 27 linja që aktualisht mbulojnë një distancë totale prej 807 kilometrash, sipas Ëang Shuling nga Instituti i Transportit të Pekinit.
Kryeqyteti shpërndan afërsisht 15 milionë pako çdo ditë dhe shumica dorëzohen me rrugë.
Projekti pionier shfrytëzon kapacitetin e tepërt të sistemeve të metrosë gjatë orëve jashtë pikut. Për të siguruar funksionimin e sigurt dhe të rregullt të linjave pilot, Komisioni Komunal i Transportit i Pekinit ka përcaktuar që mallrat e transportuara duhet të ndjekin protokollet e sigurisë dhe të kalojnë kontrollet e sigurisë.
Kompanitë pjesëmarrëse kanë projektuar kuti transporti ekspres të shumë përdorimshe, që janë në përputhje me dimensionet e tranzitit hekurudhor urban dhe kanë zhvilluar karroca të dedikuara që mund të lehtësojnë transportin e sigurt dhe të përshtatshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.