Lehtësim procedurash për 754 shërbime ndaj bizneseve – Ministrja Delina Ibrahimaj: Do të fillohet me sektorin e turizmit
Janë gati 754 shërbime qe ofrohen ndaj bizneseve të cilat do të lehtësohen, jo vetëm në aspektin e dokumentacionit por edhe të afateve. E ftuar në emisionin “Scan Live”, Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit Delina Ibrahimaj tha se do të fillohet me sektorin e turizmit.
De-rregullimi tha ministrja nuk është një proces që fillon dhe mbaron por edhe një proces i vazhdueshëm. Paralelisht tha Ibrahimaj do të krijojmë një mekanizëm të mos ngrihen më barriera administrative, ndërsa la të hapur mundësinë edhe për rishikimin e tarifave.
Me tej ministrja u ndal edhe tek censi të cilin e konsideroi me rëndësi për orientimin e politikave.
Të dhënat që do të gjenerohen prej censit shtoi më tej ministrja do të shërbejnë edhe për sektorin bujqësor duke diktuar vendimmarrjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Ada Hazizolli/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.