Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit në 15%!
Inflacioni i lartë dhe rubla e dobët shkaktuan një rritje më të lartë se sa pritej. Banka qendrore e Rusisë rriti normën bazë të interesit me 2 pikë përqindjeje në 15% të premten, që ishte hera e katërt radhazi që banka rriti kostot e huamarrjes kohët e fundit.
Analistët kishin parashikuar 14%. Banka përmendi një rubla të dobët dhe presionin kokëfortë të inflacionit, të cilat janë “rritur ndjeshëm në një nivel mbi pritjet e Bankës së Rusisë”, tha huadhënësi kombëtar në një deklaratë.
Banka sinjalizoi gjithashtu për herë të parë se mund të mos jetë në gjendje ta kthejë inflacionin në objektivin e saj prej 4% në vitin 2024, duke parashikuar rritjen e çmimeve për fundin e vitit të ardhshëm në 4-4.5%.
Banka tërhoqi vëmendjen për rritjen e shpenzimeve qeveritare, ndërsa Rusia derdh burime fiskale në sektorin e mbrojtjes dhe rrit prodhimin e furnizimeve ushtarake.
Rusia ka rritur normat me 7.5% që nga korriku, kur kursi i këmbimit të rublës u thye përkohësisht në 100 për dollarin amerikan.
Politikëbërësit kanë ndërmarrë hapa të mëtejshëm kohët e fundit për të stabilizuar rublën.
Pas vendimit të rritjes së normës, rubla u hodh në një nivel më të lartë në më shumë se gjashtë javë kundrejt dollarit.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.