Menaxhimi i plazheve private, hapen apikimet për sezonin 2024 – Procedura do të kryhet përmes portalit E-Albania
Edhe pse sezoni turistik këtë vit po vijon ende, në vend janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për sezonin veror 2024. I gjithë procesi do të kryhet online përmes e-Albania.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, që ka shpjeguar se nisja e këtij procesi i hap rrugë përgatitjeve që sezoni i ardhshëm veror të jetë i suksesshëm si ai që sapo kaluam.
Çdo biznes mund të aplikojë online ku gjatë procesit të aplikimit, do t’i shfaqet një hartë digjitale ku mund të përzgjidhet numri identifikues përkatës i hapësirës së plazhit.
Deri në vitin 2019, lejet për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit lëshoheshin nga bashkitë.
Pas vitit 2019, u vendos një rregullore e re që për ndarjen e plazheve që jepeshin për administrim te privatët, kompetenca të kalojë të Agjencia e Bregdetit ndërsa aplikimet të bëheshin online përmes portalit qeveritar E-Albania.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.