Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Cila monedhë është dobësuar më shumë?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vi8jon të mbetet në vlera negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 97.7 lekë dhe duke u shitur me 98.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europ8iane ka vijuar të regjistrojë zbritje të ndjeshme të kuotës edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 104.4 lekë dhe është shitur me 105.1 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 107.7 lekë dhe është shitur me 109 lekë nga dita e martë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik nuk ka bërë përjashtim këtë mëngjes të mërkure duke humbur edhe ai konsiderueshëm pikë teksa është blerë sot me 119.3 lekë dhe është shitur me 120.8 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.