Rriten eksportet e sektorit të agroindustrisë, ministrja Denaj: Vlera shkoi deri në 1.8 miliard lekë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se agroindustria shënoi rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin janar 2024, krahasuar me nënsektorët e tjerë.
Një rritje prej 24.2% në sasi dhe 10% në vlerë, gjatë muajit janar. Vetëm në muajin e parë të vitit 2024-ës vlera e eksporteve të produkteve agroushqimore, arriti 1.8 miliard lekë.
Eksportet shkuan kryesisht drejt tregjeve të Italisë dhe Greqisë.
“Vëmendja e politikave tona mbështetëse është e drejtuar te agroindustria, me objektivin për të rritur peshën e tij në 50% të eksporteve totale bujqësore”, u shpreh ministrja.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.