Forumi i shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Çeki – Sikela: Shqipëria, si katalizator në Ballkan. Lobojmë marrëdhëniet e biznesit
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Çeki, është mbajtur forumi I biznesit ku fokus I këtij takimi është eksplorimi I perspektivave dypalëshe të tregtisë, për të nxitur partneritetet dhe për të shkëmbyer njohuri mbi zhvillimet kryesore të industrisë.
Blendi Gonxhja Ministër I Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
“Shqipëria ofron mundësi për të gjithë. Dua t’ju hpreh mirënjohjen time dhe shpresoj të rrisim investimet dhe të rrisim bashkëpunimet midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Si dhe të kemi një bashkëpunim të mirë ekonomik”
Ndërkohë gjatë fjalës së tij ministri i Industrisë dhe Tregtisë I Republikës Çeke theksoi se shqipëria është si një katalizator në Ballkan dhe se ne synojmë forcimin e marrëdhënieve të biznesit.
Jozef Sikela Ministër I Industrisë dhe Tregtisë, Çeki:
“Republika Çeke dhe Shqipëria gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike. Ne synojmë të thellojmë akoma më tepër bashkëpunimin në kultura të ndryshme siç është Aleanca Euroatlantike. Shqipëria është si një katalizator në Ballkan dhe ne synojmë të lobojmë në marrëdhëniet midis bizneseve.”
Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ami Kozeli theksoi se sektori i energjisë ka pësuar ndryshime progresive, teksa deklaroi se janë materializuar projekte në sektorin e energjisë si dhe është dorëzuar një ndër projektet më të mëdha me një kapacitet të konsiderueshëm energjitik.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.