Çmimet e grurit dhe kafes nuk “ndalen” – Inventarët globalë janë ende në nivelin më të ulët të nëntë viteve
Të korrat më të hershme globale të kombinuara me eksportet e rritura nga Rusia ulën çmimet e grurit në një nivel rekord në vitin 2022 pas fillimit të luftës në Ukrainë që ngjalli shqetësimin global për furnizimin e pamjaftueshëm.
Periudha e normalitetit relativ duket të jetë nën kërcënim pasi kushtet e thata dhe ngricat josezonale në rajonet kryesore të rritjes së grurit shkaktojnë një rritje globale.
Analistët ulën vlerësimet e tyre për të korrat e vitit 2024 me më shumë se 10 %, duke shkaktuar rritjen më të madhe mujore të çmimeve që nga fillimi i luftës. Kultivuesit në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Europës po përballen gjithashtu me vështirësi.
Shenjat e një korrje të mirë në SHBA kanë moderuar çmimet që nga fundi i majit, por inventarët globalë janë ende në nivelin e tyre më të ulët në nëntë vjet, sipas Bloomberg. Përveç perspektivës së zymtë të korrjes, tabloja e përgjithshme bëhet e paqartë pasi nuk ka të dhëna të sakta për të korrat ruse të këtij viti.
Në të njëjtën kohë, nga India po vijnë sinjale se do t’i duhet të importojë, pasi rezervat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të ndërhyrë ndjeshëm në çmime. Mesazhe pozitive vijnë nga Kina, ku deri më 6 qershor tashmë ishte grumbulluar 57% e të korrave dimërore. Një total prej 12.67 milionë hektarësh tashmë janë korrur.
Gruri nuk është i vetmi produkt bujqësor që kërcënon të nxisë inflacionin e ushqimit. Kontratat e së ardhmes së lëngut të portokallit janë afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave pasi Brazili përballet me të korrat e tij më të këqija në 36 vjet.
Natyrisht, tendenca të tilla mund të kërkojnë shumë kohë për të kaluar në çmimet e shitjes me pakicë dhe ndikimi i plotë mund të mos arrijë tek konsumatorët për shumë muaj.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.