Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre – Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN
Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa Kina forcon kontrollin e saj mbi Hong Kongun, një numër i madh banorësh po lëvizin përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe po lënë paratë që ata po kursenin për pensionin e tyre të bllokuar në qendrën financiare aziatike.
Normalisht, kushdo që largohet nga Hong Kongu për një periudhë afatgjatë, ka të drejtë të aksesojë kursimet që ka grumbulluar në skemën e detyrueshme të pensionit të Hong Kongut, Fondi i Providencës së Detyrueshme. Megjithatë, banorët e Hong Kongut që imigrojnë duke përdorur një pasaportë britanike nuk mund ta përdorin atë për të tërhequr paratë e tyre përpara moshës së pensionit 65 vjeç.
Për ata që lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar, pamundësia për të përdorur paratë e tyre të pensioneve ka implikime të prekshme financiare.
Emigracioni ka qenë në mendjen e shumë banorëve që nga miratimi i Nenit 23 nga qeveria e Hong Kongut në mars. Ky është një ligj vendas i sigurisë që u zbatua shpejt me nxitjen e Pekinit dhe është kritikuar ashpër nga qeveritë e huaja për kufizimin e lirive themelore.
Pasaportat Britanike të Jashtme-BN(O) u japin njerëzve të lindur para kthimit të Hong Kongut në Kinë në 1997 – ën dhe familjeve të tyre të drejtën për t’u zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe një rrugë drejt nënshtetësisë së plotë britanike. Më shumë se 140.000 njerëz kanë përdorur këtë mënyrë imigrimi që kur u zgjodh Boris Johnson kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në 2021-shin.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, aplikimet për pasaporta BN(O) ishin më të lartat për gati dy vjet, duke u dyfishuar nga periudha e mëparshme në 9.693, sipas shifrave të fundit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Që kur Britania e Madhe e ktheu Hong Kongun në Kinë, qyteti ka funksionuar sipas parimit të “një shtet, dy sisteme”, që do të thotë se qyteti është pjesë e Kinës, por ruan sistemet e veta ekonomike dhe sociale. Në fakt, “minikushtetuta” kërkon që qyteti të miratojë ligjin e tij për të mbrojtur sigurinë kombëtare, një mandat që ka ndezur polemika për dekada.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.