Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao – Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN
Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t’u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së paketimit dhe rritjes së çmimeve të produkteve të çokollatës, tani ata planifikojnë të mos përdorin fare këtë material. Kjo është për shkak të numrit në rritje të kompanive që furnizojnë alternativa për gjalpin e kakaos, një produkt i prodhuar nga bluarja e kokrrave që i jep çokollatës strukturën e saj karakteristike. Këto kompani po lançojnë me shpejtësi linja të reja produktesh ndërsa kërkesa për produktet e tyre pa kakao rritet, ashtu si edhe çmimi i kokrrave të kakaos.
Gjalpi i kakaos është rreth 28.000 dollarë për ton, më shumë se katër herë më i lartë se vitin e kaluar. Alternativat janë rreth 40% më të lira, që do të thotë se përdorimi i tyre mund të ndihmojë në mbajtjen e ushqimeve të ëmbla me kosto të përballueshme mes një periudhe të inflacionit të zgjatur të ushqimit. Kompanitë në përgjithësi nuk e publikojnë gjerësisht zëvendësimin e përbërësve me të tjerë që mund të mos jenë aq të njohur, dhe furnitorët janë të rezervuar në emërtimin e tyre. Në përgjithësi, zëvendësimi i gjalpit të kakaos është më i lehtë për t’u realizuar në ushqime që nuk janë çokollatë e pastër, veçanërisht në aplikime dytësore,. Trajtimet që kanë një strukturë të ndryshuar tani mund të etiketohen ‘çokollatë’ ose ‘të veshura me çokollatë’.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.