Belgjika, me rregulla të reja të kodit rrugor – Gjobë për rripin e sigurimit edhe nëse e ke vendosur!
Dorina Kurtaj / SCAN
Shumë vende përballen me shoferë të pabindur, por edhe me pasagjerë të padisiplinuar në automjete. Për shembull, vendosja e rripit të sigurimit në një makinë është ende një veprim i pakuptueshëm për shumë njerëz dhe pasojat mund të jenë fatale në rast të një përplasjeje.
Kjo vlen veçanërisht për pasagjerët në sediljen e pasme të automjetit, të cilët kanë zakon të mos e vendosin rripin e sigurimit dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë veten dhe ata që ulen para tyre.
Për këtë arsye Belgjika ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Qarkullimin Rrugor, i cili do të jetë aktiv nga 1 shtatori.
Këtu vlen të përmendet edhe gjoba për të gjithë pasagjerët në mjet nëse vetëm njëri prej tyre nuk ka vendosur rripin e sigurimit.
Në thelb, një person i palidhur do të paguajë 100 euro, por shoferi dhe pasagjerët e tjerë në automjet paguajnë të njëjtën shumë, edhe nëse janë të lidhur.
Përveç kësaj, të gjithë personat në veturë do të paguajnë 150 euro nëse pasagjeri që nuk është i lidhur me rrip është një fëmijë!
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.