Plan veprimi për ndryshimet klimatike në Tiranë – Hapet tenderi. Në fokus, masat prioritare për shmangien e efekteve negative
Diamila Leka/ Scan
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Hartimi i Planit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike” në Bashkinë Tiranë, me fond limit 4,155 milionë lekë.
Referuar dokumenteve, qëllimi i hartimit të Planit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike është përcaktimi dhe marrja e masave prioritare ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike me qëllim shmangien e efekteve negative, uljen e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe të përshpejtojë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në territorin e administruar nga Bashkia e Tiranës.
Vlerësimi i situatës aktuale duhet të japë një pamje të qartë për vulnerabilitetet ndaj ndryshimeve klimatike në territorin e Bashkisë Tiranë. Shumë elemente të prekshmërisë kanë të bëjnë me sektorët e veprimtarive shoqëroro-ekonomike si bujqësia, energjetika, shëndetësia, pyjet, turizmi, etj. dhe shumica e efekteve negative parashikohen se do të rriten në shkallë në të ardhmen.
Ndryshimet klimatike pritet të ndikojnë ndjeshëm edhe në sistemet natyrore përfshirë sistemet hidrologjike dhe ekosistemet natyrore, por ato mund të ndikojnë edhe në shtimin e reshjeve dhe fatkeqësive të lidhura me klimën apo edhe pabarazinë dhe n social.
Plani i Veprimit për Ndryshimet Klimatike i hartuar nga kontraktori, pasi ti nënshtrohet konsultimit me aktorët e fushës në Njësitë Administrative, shoqatat, komunitetin, specialistë të fushës, do të dërgohet për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës e më pas dërgohet zyrtarisht për konfirmim në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.