Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? – Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi
Elisabeta Dosku/ SCAN
Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? – Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi
Pas më shumë se dy muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit në ligjin për tatimin mbi të ardhurat i cili taksonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 për qind, ende nuk është gjetur rruga për rimbursimin e atyre bizneseve që kanë paguar detyrimin. Sipas Ministrit të Financave, Petrit Malaj, këtë duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese.
Ministri preku edhe çështjen e rivlerësimit të pronave, ku norma tatimore e hedhur për diskutim është 5 %, por ende nuk ka një vendim final.
Në 7 muajt e parë të vitit ekonomia ka performuar pozitivisht, pasi buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 30.4 miliardë lekë, apo 305 milionë euro më shumë se 7-mujori i vitit 2023.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.