Eficienca e energjisë në godinat publike – Balluku: UNDP, mbështetje me grante për ndërhyrje në godina publike
Ola Mitre / SCAN
UNDP do të mbështesë qeverinë shqiptare me grante, që do të kenë në fokus investimet sipas parimeve të eficiencës së energjisë në godinat publike”.
Gjithçka u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Klos, e cila është rikonstruktuar së fundmi sipas parimeve të eficiencës së energjisë.
Kreu i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Ani bëri me dije ndërhyrjet konkretet të realizuar në këtë shkollë, që ndër të tjera shërbeu për pilotimin e programit.
Investimet sipas parimeve të eficiencës së energjisë mundësojnë ambiente të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë, duke ofruar kushte komode për nxënësit.
Gjithashtu, konsumi i energjisë reduktohet ndjeshëm, duke kontribuar edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.